Bexheti: Nuk jemi përjashtuar nga BDI-ja

Bexheti: Nuk jemi përjashtuar nga BDI-ja

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti në emisionin “Rruga drejt” në Alsat deklaroi se deri tani fraksioni të cilit ai i takon, nuk është i njoftuar se është përjashtuar nga partia. Bexheti tha se për momentin fraksioni po vazhdon të punon në bazë të bindjeve të tyre dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

“Ne deri tani nuk kemi asnjë informacion se ka pasur ndonjë mbledhje të partisë, nuk kemi qenë të ftuar dhe nuk jemi të njoftuar për ndonjë vendim ose veprim që jemi të përjashtuar. Ne vazhdojmë të punojmë në drejtimin e bindjeve tona, personale dhe grupore si fraksion dhe nuk kemi asnjë njoftim për fraksion”, tha Bexheti në emisionin “Rruga drejt”.

LEXO EDHE:

Back to top button