" "
Në edicionin e sotëm të “Magazina Ekonomike” në Alsat, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellova Bezhovksa tha se për muajt e kaluar është regjistruar rritje e kërkesës për kredi banesore, përkundër ofertave tjera kreditore.
“Sipas të dhënave të fundit që kemi, kreditimi i popullatës vazhdon me shkallë solide, por është më e ngadalësuar në krahasim me periudhën e kaluar për rreth 7%, ndërsa rritje më të madhe në kreditimin e popullatës shënojnë kreditë banesore, diku rreth 13%, ndërsa kreditë e konsumit janë zvogëluar në 6-7% dhe vërehet një ndryshim i caktuar në strukturë”, tha guvernatorja Bezhovska.








