BFI konfirmon: Objekti i Teatrit për Fëmijë është vakëf

BFI: Teatri mund ta shfrytëzojë objektin, marrëveshje me Ministrinë e Kulturës

Bashkësia Fetare Islame konfirmon rikthimin e pronësisë së objektit të Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup në cilësinë e vakëfit. Procedura ka mbaruar që në muajin maj mbi bazën e procesit të denacionalizimit. Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili thotë se interes i institucionit që ai përfaqëson është që teatri të vazhdojë me punë aty. Por tani e tutje marrëveshja për shfrytëzimin e objektit duhet arritur mes Ministrisë së Kulturës dhe BFI-së, përkatësisht Myftinisë. Ismaili thotë se teatri nuk është i obliguar të largohet dhe nuk do të largohet. Marrëveshja ose largimi nga prona e BFI-së varet nga vullneti i ministrisë dhe teatrit.

- Advertisements -

YouTube video

Ne nuk jemi të interesuar t’i largojmë menjëherë ata që kryejnë veprimtari aty, pa marrë parasysh se kush janë, por ajo veprimtari duhet të jetë brenda kornizave islame. Ne kemi interes që teatri të funksionojë aty, të paktën derisa ata të gjejnë një teatër që i plotëson standardet. Ne duam të japim kontributin tonë sepse si BFI gjithmonë kemi dhënë kontributin tonë në sferën e kulturës dhe arsimit dhe në veçanti në këtë rast po tregojmë vullnetin e mirë se jemi për kulturë, për teatër dhe jemi për aktivitete të fëmijëve dhe të rinjve”, tha Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit.

Ismaili shtonë se nuk është çështje e tyre nëse Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska ka njoftuar drejtoreshën e teatrit Dijana Toska për kthimin e objektit në pronësi të BFI-së ose jo. Dikasteri i Kulturës është njoftuar hollësisht për qëndrimet e myftinisë.

Ministria e Kulturës ka njoftuar ose jo teatrin ne nuk e dimë. Ne kemi pasur takim në rijaset ku kemi biseduar gjerë e gjatë për mënyrën e bashkëpunimit”, theksoi Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit.

Kërkuam qëndrim nga Ministria e Kulturës për të mësuar nëse dhe kur është njoftuar Teatri për vendimin e BFI-së, por nga atje thonë se nuk kanë shkresë përmes së cilës kanë njoftuar Teatrin për kthimin e objektit në pronë të BFI-së. Ditë më parë drejtoresha e teatrit na tha përmes telefonit se për një vendim të tillë nuk është e njoftuar. Ndërkohë nga BDI thonë se të gjitha palët e përfshira në këtë kontest duhet gjejnë zgjidhje të përbashkët që të mos pengohet puna e teatrit.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button