Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme

Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme

Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme – 1 vit pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës – por nuk do të kalojë në Ukrainën e afërt.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se presidenti amerikan do shkojë në Varshavë, Poloni, ku vitin e kaluar ai mbajti një fjalim në Kështjellën Mbretërore të qytetit në mbështetje të përpjekjeve të mbrojtjes së Ukrainës.

Jean-Pierre shtoi se presidenti do të takohet me banorët e vendit dhe udhëheqësit e vendeve të krahut lindor të NATO-s.

Ajo shtoi se ky takim do të përdoret për të “riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e aleancës”.

LEXO EDHE:

Back to top button