Biden falënderon Zaevin: Pres bashkëpunim intensiv për çështje në interes të dy vendeve

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori një letër falënderimi nga Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, informojnë nga Qeveria.

Letra e falënderimit vjen pas urimeve që kreu i ekzekutivit maqedonas i kishte dërguar presidentit të zgjedhur Biden, me rastin e fitores së zgjedhjeve në SHBA, transmeton Alsat.

Presidenti i zgjedhur Joseph Biden, në emër të tij dhe në emër të zëvendës Presidentes Camilla Harris, falënderoi për urimet dhe theksoi se ai po merrte detyrën përballë sfidave jashtëzakonisht serioze globale – nga koronavirusi te ndryshimi i klimës – që tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe për të cilat është e domosdoshme bashkëpunimi ndërkombëtar.

Në letër, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden shkruan se pret bashkëpunim intensiv me kryeministrit Zaev për këto dhe çështje të tjera me interes për të dy vendet dhe dy popujt.

LEXO EDHE:

Back to top button