Biden i zemëruar nga reduktimi i prodhimit të naftës: Do të ketë pasoja për Arabinë Saudite!

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se do të ketë “pasoja” për Arabinë Saudite pas vendimit të javës së kaluar nga karteli i naftës OPEC Plus për të ulur kuotat e prodhimit.

“Do të ketë pasoja për atë që ata bënë me Rusinë”, tha Biden në një intervistë për CNN, pa specifikuar se çfarë vendimesh mund të merren.

Një vendim i fundit i OPEC Plus, i cili përfshin Rusinë, për të ulur prodhimin e naftës me dy milionë fuçi në ditë ka zemëruar Perëndimin, ku shumë e panë vendimin si një lëvizje për të ndihmuar Putinin të financojë luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ulja e prodhimit të naftës dhe rritja indirekte e çmimit të benzinës komplikon situatën për presidentin amerikan Biden dhe Partinë e tij Demokratike përpara zgjedhjeve të Kongresit të nëntorit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha dje se Presidenti Biden synon të “rishqyrtojë” marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite pas vendimit për të ulur kuotën e prodhimit të naftës, e cila mund të çojë në një rritje të çmimit të energji.

Kirby shtoi se Biden është i gatshëm të punojë me Kongresin për opsionet se si duhet të jenë marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

Karteli “OPEC Plus” përbëhet nga 13 vende anëtare “OPEC” të udhëhequra nga Arabia Saudite dhe dhjetë partnerë të tjerë të udhëhequr nga Rusia. 

LEXO EDHE:

Back to top button