Biden kërkon pauzë në luftime: Izraeli e ka tepruar në përgjigjen e tij në Gaza

Biden kërkon pauzë në luftime: Izraeli e ka tepruar në përgjigjen e tij në Gaza

Të paktën 30 vetë u vranë gjatë 24 orëve të fundit pasi dy sulme ajrore izraelite goditën qytetin jugor Rafah në Rripin e Gazës. Numri palestinez i të vdekurve nga lufta, deri tani,  ka kapërcyer 27,800 vetë, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Një e katërta e banorëve të Gazës po vdesin urie, në mungesë të ndihmave humanitare. Sulmet vijnë pas deklaratës së kryeministrit izraelit, Netanyahu, dy ditë më parë, i cili kundërshtoi një propozim pushimi zjarri nga grupi militant palestinez Hamas, duke thënë në vend të kësaj se ai do ta zgjeronte ofensivën në Rafah.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Xho Bajden, në një deklaratë për media, deklaroi hapur se ofensiva izraelite mbi Gazën është e tepërt.

“Unë jam i mendimit, siç e dini, se sjellja e përgjigjes në Gaza, në Rripin e Gazës ka qenë e tepërt. Ka shumë njerëz të pafajshëm që po vdesin urie, shumë njerëz të pafajshëm që janë në telashe dhe po vdesin. Dhe duhet të ndalojë. Kam qenë në telefon me Katarin, egjiptianët, sauditët për të marrë sa më shumë ndihmë që mundemi në Gaza. Po këmbëngulim shumë tani për t’u marrë me këtë armëpushim pengjesh”, tha Biden./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button