Kuvend, filloi debati për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut

Kuvend, filloi debati për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi debati rreth pikës së parë të rendit të ditës, gjegjësisht shkarkimit të ministrave të ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Kryeministri teknik, Talat Xhaferi tha se nuk ka asgjë kundër në planin profesional për ministrat e propozuar për shkarkim dhe se nuk ka asnjë vërejtje ndaj punës së tyre profesionale por vetëm se respekton procedurat ligjore dhe kushtetuese. Ndërkohë Fatmir Mexhiti, ministër në shkarkim u shpreh se është krenar që pas 8 majit sërish do të kthehet atje ku ka mbetur. Ai madje tha se për 11 muaj sa ishte në krye të ministrisë ka punuar dhe është angazhuar për të mirën e pacientëve dhe asnjëherë nuk ka ikur nga problemet dhe sfidat por është përballur me to.

“Kam treguar se si duhet të punojë një ministër në interes të qytetarëve dhe pacientëve. Jam krenar dhe e di se do të kem mundësi të vazhdojë ku e kam lënë punën, por jo të gjithë kanë qëllimin e njëjtë si unë në këtë qeveri. BDI deri në fund vendosi të bllokojë dhe të shkojë kundër interesit të qytetarëve dhe ta mbrojë interesin partiak. Qytetarët janë ata të cilët do ta dënojnë këtë sjellje destruktive në zgjedhje. Nderi im është i pastër, e di për çfarë kam punuar dhe luftuar. Në dy ditët e fundit kam marrë mesazhe të shumta mbështetëse nga qytetarët. Ndërsa për bllokadën qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën, ndërsa prej nesër përgjigjuni ju pse nuk u realizuan punësimet”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ai deklaroi se funksionarët tjerë të Qeverisë e kanë penguar për shumë projekte për të cilat ai është angazhuar.

“E lë në ndërgjegjen tuaj se si do të vetoni”, u tha deputetëve në fund të fjalimit të tij, ministri Mexhiti/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button