Biden: Mbështetja ndaj Ukrainës, angazhim botëror

Biden: Mbështetja ndaj Ukrainës, angazhim botëror

Presidenti amerikan Joe Biden, në konferencën për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, ku konfirmoi se do të dërgonte tanke Abrams në Ukrainë, tha se mbështetja ndaj saj është një angazhim mbarëbotëror.

Ai tha se ka zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kryeministen italiane Giogia Meloni për mbështetjen ndaj Ukrainës këtë mëngjes.

“Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, ekuivalente me një batalion ukrainas”, u shpreh ai. “Tanket Abrams janë tanket më të aftë në botë dhe janë gjithashtu jashtëzakonisht komplekse për t’u përdorur dhe mirëmbajtur. Kështu që ne po i japim Ukrainës pjesët dhe pajisjet e nevojshme për të mbajtur në mënyrë efektive këto tanke në fushën e betejës.”

Ai theksoi se dërgimi i këtyre tankeve do të marrë kohë, por SHBA do të sigurohet që trupat ukrainase të jenë “plotësisht të përgatitura” për t’i menaxhuar. “Mbështetja e aftësisë së Ukrainës për të luftuar agresionin rus, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial është një angazhim mbarëbotëror,” shton ai.

LEXO EDHE:

Back to top button