Bie numri i turistëve nga Maqedonia e Veriut që vizitojnë Greqinë

Bie numri i turistëve nga Maqedonia e Veriut që vizitojnë Greqinë

Me pak më pak se gjysmë milioni vizitorë, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 11-të në mesin e top 15 vendeve me numrin më të madh të vizitorëve në Greqi për vitin 2021, tregojnë të dhënat e Institutit të Shoqatës së Bizneseve Turistike Greke (INSETE), njoftoi korrespondentja e AIM-s nga Athina.

15 vendet e para me numrin më të madh të vizitave dhe vizitorëve në Greqi janë Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Bullgaria, Polonia, Rumania, Holanda, SHBA, Qipro, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Austria, Serbia dhe Belgjika.

Konkretisht për Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar numri i vizitorëve ishte pothuajse dy herë më i ulët (për 49,4 për qind) krahasuar me vitin 2019, pra 479 mijë vizitorë vitin e kaluar, krahasuar me 948 mijë tre vjet më parë.

Në vitin 2019, nga vendi ynë ka pasur 962.000 vizitorë, krahasuar me 480,000 vizitorë vitin e kaluar, ndërsa pjesa më e madhe e vizitave ka qenë në pjesën veriore të Greqisë.

LEXO EDHE:

Back to top button