Bie TikTok, përdoruesit nga shumë vende evropiane nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre

Bie TikTok, përdoruesit nga shumë vende evropiane nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre

Rrjeti social TikTok raportohet se është bërë i paqasshëm për shumë përdorues në vendet evropiane.

Sipas DownDetector, problemet kanë filluar të shfaqen 15:21 dhe ka prekur përdoruesit e shumë vendeve evropiane.

Ata që po tentojnë të qasen në aplikacion nuk po mund të hapin videot.

E ky problem po ndodh një ditë pasi rrjeti tjetër social që është rival i TikTokut, Instagram, pati probleme të ngjashme.

Deri më tani sipas DownDetector, janë regjistruar mbi 1.200 forma të ndryshme të problemeve që kanë hasur përdoruesit në vende të ndryshme të Evropës.

Madje mediat ndërkombëtare raportojnë se probleme të ngjashme në TikTok janë regjistruar edhe mbrëmë në SHBA, por që numri i atyre që janë ankuar ka qenë më i vogël krahasuar me sot.

LEXO EDHE:

Back to top button