Bileta e tretë e gjysmëfinales – Bajerni ose Barcelona?
Alsat
14.08.2020 09:54
Pas PSZH dhe Lajpcigut, radha është që njëra nga skudrat e Barcelonës dhe Bajernit të prejnë biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Në Lisbonë të Portugalisë, këto dy skuadrat kontestojnë njëra tjetrën, në atë që shihet si çerekfinalja më interesante e këtij sezoni. 10 tituj të Ligës së Kampionëve zbresin në fushë, madje, nga skuadrat e mbetura, vetëm këto dy skuadra kanë fituar Ligën e Kampionëve.
Sfida mes Barcelonës dhe Bajern Munihut do të luhet në ora 21:00. Fituesja e këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e Mançester Siti – Lion.