Bill Gates: “Do t’i dhuroj të gjitha pasuritë e mia për bamirësi, nuk dua të jem më ndër njerëzit më të pasur në botë”

Indeksi i miliarderëve të Bloomberg rendit Bill Gates si personin e katërt më të pasur në botë. Gates tani thotë se dëshiron të shkojë gjithnjë e më poshtë në renditje.

Bill Gates, tashmë një nga filantropistët më të mëdhenj në botë, ka njoftuar se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij personale për bamirësi. Në fillim të vitit 2021, Bill Gates u rendit si personi i katërt më i pasur në botë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pjesa më e madhe e pasurisë së tij do të shkojë për Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, të cilin ai e themeloi në vitin 2000.

“Sa i përket të ardhmes, kam ndërmend t’i dhuroj fondacionit pothuajse të gjithë pasurinë time. Do të shkoj gjithnjë e më poshtë në renditjen e njerëzve më të pasur në botë, derisa të jem plotësisht jashtë listës. Unë besoj se kam një detyrim moral të kthej burimet e mia, në mënyrë që të siguroj se mund të ketë një ndikim të rëndësishëm, duke reduktuar vuajtjet dhe duke përmirësuar jetën e njerëzve”, tha Gates.

Duke njoftuar se dëshiron të dhurojë fondet e tij, Bill Gates më pas ftoi miliarderë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë:

“Shpresoj që njerëzit e tjerë që janë në një pozitë të privilegjuar të pasurisë do të vendosin të bëjnë të njëjtën gjë,” tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button