A është shkaku Loredana? Noizy dhe Mozzik i japin fund miqësisë, dueti i tyre fshihet nga Youtube

Kohët e fundit është përfolur për një krisje të raportit mes dy reperëbe, Mozzik dhe Noizyt, të cilët sollën një duet të suksesshëm vetëm pak muaj më parë. Dyshimet lindën pasi dyshja fshinë postimet e përbashkëta në rrjete sociale që lidheshin me këtë projekt.

Përmes videove live që realizonin, dy reperët dukej se kishin krijuar një miqësi të mirë. Së fundmi, është vënë re se dueti i tyre “Bonjour Madame” nuk gjendet më në Youtube. Ky veprim vjen pas aludimeve se mes Noizy-t dhe Loredanës ka pasur diçka më shumë se miqësi.

Ishte Cllevio, ai i cili hodhi dyshimet mbi raportin e tyre. “E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, tha ai para sherrit të bujshëm më reperin. Por duket se kjo deklaratë i ka vulën vulën gjithçkaje.

Noizy dhe Loredana, e cila ka një vajzë me Mozzik, sollën disa javë më parë dhe vetëm pak muaj më pas “Bonjour Madame”, këngën që rezultoi gjithashtu një hit “Heart Attack”. Kënga u publikua në një ditë me hitin që solli Mozzik, Butrint Imeri dhe Tayna.

Ata ishin në konkurrencë me njëri-tjetrin sa i përket klikimeve të këngëve, gjë që vuri edhe njëherë në pah se janë krisur gjërat mes dy reperëve. Ishte Noizy, i cili thumboi haptazi treshen e famshme nga Kosova që bashkëpunuan për blerje klikimesh.

Për më tepër, një tjetër detaj që flet për një prishje të miqësisë është dhe fakti që Mozzik nuk do të marrë pjesë në koncertin e Noizy-t, ose të paktën deri më tani, emri i tij nuk është bërë pjesë e listës së artistëve që do të këndojnë në Tiranë.

LEXO EDHE:

Back to top button