Meta po zhvillon inteligjencën artificiale për të luftuar lajmet e rreme

Një nga pikat më të dhimbshme në Facebook, por edhe në rrjetet e tjera sociale, është përhapja e pakontrolluar e dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Sado që ka algoritme të përshtatura dhe monitorim të asaj që njerëzit raportojnë si lajme të rreme, ka ende një pjesë të madhe që mbetet e pa audituar.

Kjo është arsyeja pse Meta vendosi të zhvillojë një mjet të ri të bazuar në inteligjencën artificiale, të quajtur Sphere. Ai synon të zbulojë dhe t’i përgjigjet dezinformatave ose lajmeve të rreme në rrjetet sociale.

Sipas Metës, ky mjet skanon automatikisht qindra mijëra burime njëkohësisht dhe verifikon që ajo që pretendohet është e vërtetë. Baza e të dhënave e Sphere me 134 milionë faqe publike të Internetit bazohet në njohuritë kolektive të internetit për të skanuar shpejt të dhënat dhe për të kërkuar gabime ose pretendime të rreme. Efikasiteti i Sphere është testuar nga enciklopedia më e famshme e internetit, Wikipedia. Sipas Metës, Wikipedia përdor Sphere për të skanuar faqet e saj dhe për të shënuar burime që nuk mbështesin pretendimet e bëra.

Meta thotë se Sphere mund të identifikojë burimin, të sugjerojë një më të mirë ose të korrigjojë disa informacione. Duke qenë se Wikipedia ka miliona përkufizime termash dhe temash, dhe mijëra të reja shtohen çdo muaj, është e qartë se ata kanë nevojë për të gjithë ndihmën që mund të marrin për të verifikuar të gjitha të dhënat.

LEXO EDHE:

Back to top button