Bill Gates e konfirmoi se ai ende përdor telefon Android dhe jo iPhone, ja cilin telefon?

Bill Gates e konfirmoi se ai ende përdor telefon Android dhe jo iPhone, kur u pyet në pyetësorin e 11-të të “Ask Me Anything” në Reddit.

Përdoruesi i Reddit 1oarecare e pyeti bashkëthemeluesin e Microsoft se cili është “smartphone-i i tij i përditshëm”, duke vënë në dukje se Gates tha se ai po përdorte një Galaxy Fold gjatë pyetësorit AMA të kaluar.

“Unë kam një Samsung Fold 4 të cilin JY Lee, kryetari i Samsung-ut ma dha kur e pashë në Korenë e Jugut për të përditësuar modelin tim Fold 3”, u përgjigj Gates.

Galaxy Z Fold 4 është një smartphone i palosshëm që nuk është i lirë, telefoni shitet për gati 1,600 dollarë në SHBA, që është më i shtrenjtë se çmimi fillestar për iPhone 14 dhe 14 Pro të Apple. Gates tha se përdor “Outlook dhe shumë softuer të Microsoft” në telefonin e tij dhe për shkak të madhësisë së ekranit, ai nuk përdor tabletë, “vetëm telefonin dhe kompjuterin tim portativ – një makinë Windows”.

LEXO EDHE:

Back to top button