Billie Eilish dhe Finneas do ta mbështesin Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Billie Eilish dhe Finneas do ta mbështesin Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Në një video postim të përbashkët në Instagram, dyshja fituese e Grammyt dhe Oscar shënuan Ditën Kombëtare të Regjistrimit të Votuesve duke inkurajuar ndjekësit e tyre të regjistrohen, shkruan Variety.

“Ne po votojmë për Kamala Harrisin dhe Tim Walz sepse ata po lobojnë për të mbrojtur lirinë tonë riprodhuese, planetin tonë dhe demokracinë tonë”, tha Billie Eilish.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Ndërkaq Finneas shtoi: Ne nuk mund të lejojmë që ekstremistët të kontrollojnë jetën tonë, lirinë tonë dhe të ardhmen tonë. Mënyra e vetme për t’i ndaluar ata dhe agjendën e rrezikshme të Projektit 2025 është ta votojmë dhe ta zgjedhim Kamala Harris”.

Billie Eilish dhe Finneas, që janë motër e vëlla, nuk janë të vetmit në mesin e fytyrave publike që i dolën në përkrahje kandidates demokrate.

Javën e kaluar, artistja e njohur amerikane, Taylor Swift, trazoi internetin duke dalë në mbështetje të Kamala Harris.

LEXO EDHE:

Back to top button