Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trump

Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trump

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtar, veçmas ardhjen në pushtet në ShBA, të ish-presidentit, Donald Trump. Biserko është pesimiste se do të ketë progres në dialog, pavarësisht takimeve të mundshme të nivelit të lartë por edhe të kryenegociatorëve në Bruksel. Ndërkaq, thekson se perëndimi nuk po e shtynë Serbinë të përmbushë kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Biserko kërkon nga Bashkimi Evropian që të ketë fokus dialogun edhe pas zgjedhjes së strukturave të reja në union.

“Nuk jam e sigurt se si të vazhdohet vërtet, do të vazhdojë, por nëse të dy palët veçanërisht Beogradi do të jetë i gatshëm të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, nuk jam e sigurt. Kjo varet shumë nga konteksti ndërkombëtar. Para së gjithash, për zgjedhjet në Shtëpinë e Bardhë, kjo është diçka që Beogradi e pret, duke shpresuar që Trump të kthehet. Së dyti, Bashkimi Evropian dhe ajo që u kthye në partinë e djathtë është gjithashtu diçka që Beogradi e konsideron si një lëvizje pozitive për sa i përket interesave të tyre, nga ana tjetër këto grupe, këto parti mund të ndikojnë edhe në politikën e zgjerimit, shumica prej tyre janë kundër. Dhe së treti varet gjithashtu se si Rusia do të vazhdojë me pushtimin e Ukrainës, nëse do të dështojë, sa pak do të reagojë. Problemi është se ky agresion rus me sa duket nuk është vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë Perëndimit dhe vlerave të saj, dhe qëllimi i tyre është me të vërtetë të shkatërrojnë këtë koncept evropian, që është koncept unik në histori, marrëveshje paqësore etj. gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin tonë, duke marrë parasysh dekadat e kaluara jo vetëm të luftërave, por edhe të keqkuptimeve dhe mospërgatitjen e Serbisë për t’u përfshirë në procesin e normalizimit dhe më vonë të pajtimit”, tha Sonja Biserko, Kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi.

LEXO EDHE:

Back to top button