Bislimovski nuk tregon arsyet e marrjes së licencës së BEG-ut

Bislimovski nuk tregon arsyet e marrjes së licencës së BEG-ut

Gazetar: Ile Petreski

Komisioni Rregullator i Energjetikës është në procedurë të marrjes së licencës Balkan Energy Group, shkruan Alsat.

Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski për momentin nuk e zbulon arsyen e kësaj lëvizjeje, por ka thënë se rregullatori është në proces të heqjes së tri licencave të BEG-it.

Qeveria tashmë duhet të përgatisë tender për përzgjedhjen e një kompanie që do të marrë përsipër biznesin e ngrohjes në Shkup.

“Mund t’i rekomandoj Qeverisë, ky është mendimi im personal, që më në fund në këtë sektor të hiqen tre veprimtaritë, prodhimi, distribucioni dhe furnizimi, siç është kudo në rajon. Të ketë licencë të energjisë termike. Qeveria apo kompanitë e tjera publike duhet ta marrin përsipër këtë aktivitet”, tha Marko Bislimovski- kryetar i KRRE-së.

Përkundër kësaj situate, banorët e Shkupit nuk duhet të bëjnë panik, ngrohje do të ketë edhe në sezonin e ardhshëm. Derisa të zgjidhet kompania e re, BEG duhet t’i përmbushë detyrimet e saj.

KRRE-ja siguron se shteti nuk do t’i paguajë gjoba kompanisë BEG për shkak se e zgjidh para kohe kontratën me kompaninë private. Në fillim të këtij viti, kur çmimet e gazit natyror filluan të thyejnë rekorde, BEG tha se nuk kanë mjete për ta blerë gazin e nevojshëm për ngrohje.

Qeveria vendosi përmes EMV ta marr funksionimin e BEG dhe me paratë e shtetit ta blejë sasinë e nevojshme të gazit natyror. Në atë kohë, KRRE nuk ia mori licencën kompanisë private, edhe pse presioni nga publiku ishte i madh. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button