Bizneset kërkojnë ndihmë, jo kufizime

Kërkohet angazhim më i madh i inspektorëve

Bizneset në Tetovë kërkojnë ndihmën e shtetit për përballje me pasojat e pandemisë dhe masat kufizuese, por edhe angazhim më të madh të inspektorati i tregut kundër atyre atyre që organizojnë ahengje të ndryshme dhe bëjnë shkelje të rregullave të pandemisë.

 Mendoj se ne si afaristë jemi të goditur…Do ta kisha lutur Qeverinë që të na ndihmoj në këto kohëra të vështira që bashkë ta tejkalojmë si në planin shëndetësor por edhe në atë ekonomik. Ne kërkojmë të na ndihmojnë institucionet sepse kemi familje, dhe jo shkaku i dikujt që shkel rregullat ta pësojmë të gjithë”-tha Aco Andonovski, pronar lokali.

Deri tani na ka dëmtu boll virusi por tani edhe ky shkurtimi i orarit të punës na dëmton edhe më shumë. Ne jemi ëmbëltore e thjeshtë dhe nuk bëjmë mbrëmje gazmore nuk ka grumbullime apo organizime të mëdha, ne jemi ambient i thjeshtë”-theksoi Ferik Alimi, pronar lokali.

Disa prej pronarëve të restoranteve thonë se nuk e kanë problem shkurtimi i orarit të punës, por kërkojmë që institucionet fillimisht të merren me dyndjet para bankave dhe institucioneve e pastaj të rregulloj afaristët.

 Për këtë tip, restorant siç jemi ne, deri në ora 11 nuk na dëmton diçka serioze. Edhe ashtu ne e kemi orarin deri në ora 11. Por, mendoj se bëhet padrejtësi, se kemi edhe vende tjera ku bëhet grumbullimi i njerëzve, para bankave, para marketeve”-pohoi Eroll Demiri. pronar restoranti.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button