Biznesmenët më të mirë, vetëm për politikanët

Gazetarët nuk u ftuan në ngjarjen e OEMVP-së

Për politikanët vendi i sigurt, për gazetarët jo. Gazetarët nuk ishin të ftuar në promovimin dhe vlerësimin e 100 kompanive më të suksesshme në vend. Fjalimin e funksionarëve dhe kompanive të shpërblyera mediat mundën t’i ndjekin në kanalin youtube, përmes lidhjes direkte, pa pasur mundësi që të kyçen dhe të parashtrojnë pyetje. Nga Oda Ekonomike thonë se kanë dashur ta mbrojnë shëndetin e gazetarëve, megjithëse e pranojnë që koncepti ka qenë përcaktuar përpara pandemisë.

Nuk është lëshim, është për shkak të pandemisë, nuk kemi dashur t’i vëmë në rrezik mediat sepse hapësira është aq dhe nuk lejon praninë e më shumë kamerave. Koncepti i ngjarjes është përcaktuar kështu para Pademisë, do të përpiqemi që vitin tjetër ta adresojmë këtë”-tha Drilon Iseni – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri Zoran Zaev, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Ministrat e Ekonomisë dhe Financave Kreshnik Bekteshi dhe Fatmir Besimi, Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike në vend. Mesazhet e dërguara nga Kryeministri Zaev dhe Ministri i Financave Besimi ishte të vazhdojnë të investojnë në kohë krize, sepse shteti do të qëndrojë pas tyre dhe do t’i ndihmojë ata. Pas ngjarjes, të gjithë zyrtarët u larguan shpejt nga salla, duke shmangur kamerën e Alsat.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button