Biznesmeni i njohur Sead Koçan kërkoi nga shteti të jetë i falur

Biznesmeni Sead Koçan kërkon të jetë i falur nga shteti. Alsat mëson se ai tashmë ka bërë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë të lirohet nga burgu para se ta përfundojë vuajtjen e dënimit prej 4 vjet e tetë muaj për rastin “Trust”- respektivisht gërryerjen e zgjyrës në Kombinatin energjetik TEC Manastiri. Sead Koçan, ish pronar i kompanisë Transmet është në burg nga gushti i vitit 2019. Deri tani prapa grilave ka kaluar afër dy vjet e dy muaj. Koçan fillimisht nga Gjykata Penale mori 6 vjet burg për formim të konzorciumit të rrejshëm për të fituar tender për gërryerjen e zgjyrës. Por Gjykata e Apelit ia uli dënimin për 16 muaj.

Pas mbajtjes së seancës së hapur u miratua vendimi sipas të cilit ankesat e të akuzuarit S.K nga S dhe V.A nga S, pjesërisht i aprovoi dhe e ndryshoi vendimin e shkallës së parë në pjesën e dënimit dhe i akuzuari S.K dënohet me burg në kohëzgjatje prej 4 vjet e tetë muaj – njoftojnë nga Gjykata e Apelit.

 

Përderisa Sead Koçan kërkon lirim parakohshëm nga burgu, ai u lëshua nga burgi i Idrizovës duke shfrytëzuar fundjavë të lirë. Nga burgu konfirmojnë se biznesmeni ka marrë tre ditë të lira sepse i kanë takuar sikur çdo të dënuari tjetër. Por, përveç dënimit me burg për Koçanin, gjykata mori vendim për konfiskimin e 17 milionë eurove nga “Transmet” ose aq sa ishte tenderi që Koçani e fitoi duke themeluar konzorcium të rrejshëm për t’i plotësuar kushtet për të konkurruar. Por, deri më tani shteti nuk ka arkëtuar asnjë denar. Është konfiskuar pronë nga kompania, 26 patundshmëri, 204 gjëra të tundshme, mes të cilave 100 automjete dhe gjëra të tjera që janë shkruar në emër të shtetit. Megjithatë të njëjtat janë nën hipotekë te bankat komerciale dhe për to s’mund të merren mjete në mënyrë që përfundimisht të fillojë të funksionoj matësi që e paralajmëroi pushteti. Megjithatë, që Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar të fillojë ta shesë pronën, duhet të jetë e pastër dhe të mos ketë kurrfarë hipoteke. Përveç Koçanit, me tre vite burg u dënua edhe Vasilije Aviroviq. Por, lartësinë e dënimit me burg e korrigjoi Apeli duke i shqiptuar dënim alternativ- dy vite me kusht. Nëna e tij Vlladanka Aviroviq, ishte pjesë e tetë deputetëve që e mbështetën pushtetin për ndryshimin e Kushtetutës dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button