Biznesmeni nga Katari për Ivana Knoll: Nuk i bëjmë foto se është e bukur, por për ta raportuar

Në rrjetet sociale është përhapur një foto e sheikëve duke fotografuar Ivana Knoll-in me celularët e tyre. Të gjithë vunë re buzëqeshjen e kënaqur të burrit që zgjati për celularin. Megjithatë, një shpjegim paksa ndryshe për këtë lëvizje u postua në Twitter.

 

Biznesmeni i njohur nga Katari, Mohammed Hassan Al Jafairi, beson se burri në tribuna e bëri foton e Knoll-it, sepse nuk i pëlqente mënyra se si ajo ishte veshur.

“Si ta dini, nuk e bënë foton e saj sepse menduan se ishte e bukur, por sepse nuk u pëlqente si ishte veshur, gjë që është e papranueshme në kulturën tonë. Çdo vendas mund t’ju thotë këtë. Ndoshta duan ta denoncojnë”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

Një numër i madh i ndjekësve të tij u pajtuan me të, por disa prej tyre u ngritën në krah të Ivanës dhe shkruanin se nga shprehjet e fytyrës dukej qartë se Knoll nuk i shqetësonte aspak.

Tifozja më e njohur kroate Ivana Knoll po tërheq vëmendjen këto ditë në tribunat e stadiumit në Doha. Tifozja e “zjarrtë” i kalon ditët në Katar për të bërë tifo kombëtares kroate dhe në një kohë të shkurtër u bë aq e njohur sa u shkrua edhe në mediat botërore.

Meqë ra fjala, Ivana është një nga fanset më tërheqëse të futbollit sot dhe britanikja The Sun, Amerikane New York Post dhe Austrian Heute janë vetëm disa nga mediat botërore që kanë shkruar për praninë e saj në kampionat.

 

LEXO EDHE:

Back to top button