Receta e darkës: Pulë me lëng në marinadë borziloku

Si pjatë anësore ju sugjerojmë pure patatesh ose oriz të zier dhe sallatë me lakër të freskët

Përbërësit:

5 copa pule ose biftek pule

gjalpë për tigan

Për marinim:

2 thelpinj hudhre

borzilok i freskët

4 lugë vaj ulliri

kripë, piper për shije

2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Përzieni borzilokun, hudhrën, kripën, piperin dhe lëngun e limonit. Në një enë vendosim copat e mishit, i lyejmë me vaj ulliri dhe më pas me marinadë. Përziejini mirë dhe skuqini në gjalpë për rreth 15 minuta në temperaturë mesatare. Ju bëftë mirë…

LEXO EDHE:

Back to top button