Blerja e shtrenjtë e Realit, çdo gol kushton 44.8 mln euro

Që kur Real Madrid e bleu Eden Hazardin për 100 milionë euro, plus bonuse në verën e vitit 2019, mesfushori bellg ka luajtur vetëm 28 ndeshje, duke shënuar 3 gola e dhënë në total 7 asiste. Praktikisht, më shumë herë është dëmtuar se sa ka dhënë një top të saktë për shokët e skuadrë para porte, pasi së fundmi regjistroi dëmtimin e 8 që kur ka mbërritur në klub.
Sipas përllogaritjeve që ka bërë e përditshmja spanjolle “AS”, çdo minutë në lojë e futbollistit i ka kushtuar madrilenëve 72 258 euro. Kjo shifër është përllogaritur nga kosto e blerjes së kartonit të tij si dhe rroga që përfiton te ky klub, 24 milionë euro bruto në vit (i “dhuroi” klubit 1,6 milionë euro gjatë ndalesës për shkak të COVID-19). Çdo ndeshje që ai ka luajtur deri tani, i ka kushtuar klubit 4,8 milionë euro dhe çdo gol, 44,8 milionë euro.