Peshevski, i përshtatshëm për secilën qeveri?!

Më 11 nëntor 2015, LSDM-ja deri tek Peshevski: “Mirupafshim z.Deal Oriented”.

22 janar 2016 “Vlladimir Deal Oriented Peshevski është autor i marrëveshjeve korruptive të Gruevskit”

24 prill 2016 “Deal Oriented Peshevski nuk mund të flasë për ekonominë”

Këto janë vetëm disa nga deklaratat e LSDM-së ku publikisht e diskreditonin zëvendëskryeministrin e atëhershëm të ekonomisë, Vlladimir Peshevskin.

Njoftim për opinionin nga LSDM-ja 24.3.2016:

“Në 10 vjet qeverisje kriminale, Gruevski dhe Peshevski nuk mund të flasin për hapjen e vendeve të punës dhe mbështetjen e bizneseve të vogla”

Vetëm katër vjet më vonë, emri i tij u përmend si pjesë e iniciativës “Për atdheun me dashuri” nga zëvendëskryeministri aktual për ekonomi Fatmir Bytyqi. Në katër vitet e kaluara, kundër Peshevskit pati edhe aktakuzë nga PSP-ja për ndërtimin e autostradave kineze “Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër”. Ishte pjesë e “bombave” që LSDM i publikoi pesë vjet më parë.

-NG: Qëllimi im nuk është të të ofendoj, por të ty hapi sytë atje ku mendoj se mund të jesh më i mirë, të jesh. Cili është dallimi mes teje dhe Vlados këtu, dhe pse nga Vladoja janë më të kënaqur, nga ju më pak. Vlado është i orientuar drejt një marrëveshje,

MJ: Por Vlado…

-NG: Pra, ai është deal oriented

Vlladimir Peshevski është i akuzuar në rastin “Trajektorja” për ndërtimin e autostradave kineze. Përveç tij, të akuzuar janë edhe Mile Janakieski, ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore Ljupço Georgievski dhe i arratisuri Nikolla Gruevski. Të katër akuzohen për tejkalim të autoritetit të tyre në zgjedhjen e një kompanie për të ndërtuar autostradat dhe dëmtimin e buxhetit prej 155 milion eurove. Për më tepër, pasi LSDM erdhi në pushtet, u përcaktua që autostrada Kërçovë – Ohër nuk ka asnjë rrugë lidhëse për vendbanimet, se tuneli është i dizajnuar keq dhe se për të riparuar të gjitha ato, do të duhen mbi 200 milion euro para shtesë të siguruara përmes huamarrjes së qytetarëve.

 

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button