Protesta në Shqipëri, tre të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 8 të tjerë pas protestës së djeshme. Sipas policisë, “këta shtetas, ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private. Gjithashtu, kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë”.

LEXO EDHE:

Back to top button