Kurti dhe Abdixhiku ende larg marrëveshjes për institucionet
Gazetare: Ilirida Sulejmani
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti duket se nuk e ka të lehtë marrëveshjen politike për formimin e institucioneve në Kosovë duke qenë se takimet e njëpasnjëshme të ditëve të fundit nuk kanë dhënë rezultate. Kurti, pas takimeve me krerët e LDK-së kishte thënë se i jap shanse dialogut politik.
“Duam t’i japim shans zhvillimit të diskutimit dhe arritjes së një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit apo presidentes së re. Dialogu politik është e vetmja rrugë për marrëveshje”. – Albin Kurti (Kryeministri në detyrë i Kosovës).
Në anën tjetër, Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se çelësi i marrëveshjes mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është pajtueshmëria për “balancë demokratike”. Abdixhiku i cili është takuar disa herë me Kurtin në përpjekje për të arritur një marrëveshje mjaft të nevojshme për formimin e institucioneve dhe përfundimin e krizës politike, tha se mes palës ka ende dallime të mëdha për çështjen e presidentit.
“Po, takimet janë të mira, në aspektin e diskutimeve, ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore që është balanca demokratike.” – Lumir Abdixhiku (lKreu i LDK-së).
Pothuajse të gjitha partitë e tjera kanë deklaruar se zgjidhin të qëndrojnë të opozitë duke kritikuar vetëvendosjen se po dëmton demokracinë me zvarritjen e formimit të institucioneve. /Alsat.mk








