Kosovë: Nesër seanca konstituive, Kurti pa marrëveshje – nis afati 60-ditor
Gazetare: Amila Rashiti
Nesër fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjen e presidentit e Kosovës. Kuvendi i Kosovës mbanë seancën konstituive të 6 gushtit duke nisur afatin 60-të ditorë për zgjedhjen e presidentit.
Takimi i një dite më parë mes Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të tejkalimit të ngërçit politik përfundoi pa marrëveshje. Nga të dy liderët u deklarua se ende nuk ka ndonjë dakordim.
“Sa i përket pozitës së presidentit qëndrimi ynë është që nuk do të duhet të jetë pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të republikës”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.
Ndërkohë, kreu i LDK – së ka përsëritur se ai qëndron në parime që tashmë i ka bërë publike, duke kërkuar një marrëveshje që, sipas tij, do të siguronte balancë institucionale dhe demokratike.
Abdixhiku tha se janë pajtuar që nëse nuk arrihet marrëveshje deri në seancën konstituive, më 6 gusht, mund të vazhdojnë bisedimet, pasi ai u shpreh se partia e tij nuk është e interesuar për kryetarin e Kuvendit.
Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet Presidenti i Kosovës atëherë Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, që do të ishin të katërtat në dy vjet./Alsat.mk.








