Blerja verore te skuadra londineze, gati te largohet nga Çellsi

I ardhur me shumë bujë në merkaton e verës nga Man. Siti, sulmuesi anglez Rahim Sterling nuk po arrin të tregojë ende më të mirën e tij me fanellën e Çellsit. Në 18 ndeshje në Premier Ligë, ka realizuar vetëm 4 gola, shumë larg asaj që pritet prej tij.

Për pasojë, në merkaton e janarit erdhën edhe mjaft emra të tjerë te skuadra londineze, duke e bërë edhe më të vështirë detyrën e Sterlingut, që tani ka një konkurrencë më të madhe. Për këtë arsye, aventura e lojtarit me Çellsin mund të mbyllet shumë shpejt, pas vetëm një sezoni. Sipas “Sky Sports”, për lojtarin është interesuar së fundi Arsenali edhe pse agjenti i Sterlingut ka mohuar gjithçka për momentin.

“Sterlingu nuk ka shprehur asnjëherë pakënaqësi në adresë të Çellsit. Ka një kontratë afatgjatë (2027) dhe nuk besojmë se do të kenë ndonjë surprizë këtë verë”, tha Kelly Hogart, menaxheri i Sterlingut.

Gjithsesi, duket se Sterlingu nuk ndihet shumë i kënaqur te Çellsit dhe kohët e fundit nuk po luan shumë, andaj dhe largimi i tij mund të ndodhë më shpejt se sa kontrata. Arsenal është gati të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit anglez.

LEXO EDHE:

Back to top button