Osimhen: Një ditë do të luaj aty, por tani mendojë për Napolin

Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen, në një intervistë për “Corriere della Sera”, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka komentuar zërat për një transferim të mundshëm në Premier Ligë, madje që sezonin e ardhshëm.

 

“Mendoj se të luash në Angli dhe në Premier Ligë është ambicja e çdo futbollisti. Kush e di… ndoshta një ditë. Mendoj se edhe unë një ditë do të luaj aty”, tha Osimhen, pa vendosur afate.

 

Sulmuesi nigerian pranon se është përqendruar vetëm te Napoli.

“Në këtë moment, ju siguroj se nuk e shkoj aspak ndërmend idenë e transferimit. Do të më shpërqendronte dhe do të hidhja dëm një sezon të jashtëzakonshëm. Vetëm Napoli. Kaq!”.

 

Prej disa muajsh Osimhen është në qendër të merkatos së skuadrave “big” në Angli, ku në “pole” për ta marrë duket Manchester United. “Djajtë” po kërkojnë një sulmues goli dhe nigeriani duket zgjedhja e duhur, ndërkohë që kosto e tij është mbi 100 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button