Blindohet Beogradi, të shtëna me armë pranë një restoranti

Blindohet Beogradi, të shtëna me armë pranë një restoranti

Beogradi vijon të përjetojë momente paniku pas dy sulmeve me armë gjatë muajit të fundit ku të paktën 17 persona humbën jetën teksa shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin serb, gjatë së cilës mbetën të plagosur 2 persona nga një breshëri të shtënash pranë një restoranti.

Një person i paidentifikuar hapi zjarr në rrugën “Maksim Gorki” duke pasur si synim një 26 vjeçar dhe plumbat zunë dhe një kalimtar, shkruan tanjug.rs.

Arsyet janë ende të paqarta dhe autori u largua me shpejtësi, ndërkohë që policia është ngritur në gatishmëri dhe ka rrethuar kryeqytetin për të arrestuar.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button