Blinken me rastin e 8 shtatorit: SHBA do të vazhdojë të mbështesë aleatin tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Blinken me rastin e 8 shtatorit: SHBA do të vazhdojë të mbështesë aleatin tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Urime me rastin e festës së Pavarësisë, 8 shtatorit, ka dërguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

– Populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut ndajnë një përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ne mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për promovimin e këtyre vlerave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe thellimin e lidhjeve ekonomike në rajon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin aleatin tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane edhe në vitet në vijim, thuhet në urimin nga Blinken.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Blinken uron me rastin e 33 viteve të pavarësisë dhe zgjedhjes historike të presidentes së parë femër në maj.

– E vlerësojmë partneritetin tonë të fortë me RMV-në, të fokusuar në ndërtimin e një demokracie të begatë, të ankoruar në komunitetin euroatlantik, thuhet në urimin nga Blinken.

LEXO EDHE:

Back to top button