Blinken presion mbi vendet e Lindjes së Mesme për të frenuar konfliktin në Gaza

Blinken presion mbi vendet e Lindjes së Mesme për të frenuar konfliktin në Gaza

Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme që të përdorin ndikimin e tyre mbi aktorët rajonal për të ndaluar konfliktin në Gaza.

“Ne duam të sigurohemi që shtetet po përdorin marrëdhëniet e tyre me disa nga aktorët që mund të përfshihen për t’u siguruar që nuk do të kemi një përhapje më të gjerë konfliktit,” tha ai. Komentet e zyrtarit amerikan erdhën pasi ministrja e jashtme e Francës i tha homologes së saj iraniane se Irani duhet të ndalojnë “aktet destabilizuese” që mund të nxisin një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Blinken, i cili gjithashtu do të vizitojë shtetet arabe dhe Izraelin, tha se do të shikojë se çfarë mund të bëhet për të maksimizuar mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe për të rritur dërgesat e ndihmës humanitare. “Shumë palestinezë janë vrarë, veçanërisht fëmijë”, tha ai.

“Ne jemi të fokusuar në mënyrë intensive në parandalimin e përhapjes së këtij konflikti dhe një pjesë e madhe e bisedimeve që do të kemi gjatë ditëve në vijim me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë është për të parë hapat që ata mund të ndërmarrin duke përdorur ndikimin. Ata duhet ta bëjnë pikërisht këtë, për t’u siguruar që ky konflikt të mos përhapet. Së dyti, ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë për të rritur mbrojtjen për civilët, për të rritur ndihmën humanitare, gjithashtu për të liruar pengjet nga Gaza. Situata për burrat, gratë dhe fëmijët në Gaza mbetet e rëndë”, tha Antoni Blinken, Sekretar amerikan i shtetit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button