Bllokimi i Kuvendit me shumë tensione

Bllokimi i Kuvendit me shumë tensione

Gazetare: Fatlume Dervishi

Reagime të shumta pas seancës së Kuvendit të një dite më parë.

LSDM-ja beson se ka tejkaluar pengesën e parë të opozitës dhe do të vazhdojë të mbisundojë bllokimin e opozitës, shkruan Alsat.

“Dy ditë ishin të mjaftueshme që qytetarët te shohin se nuk ishin të suksesshme përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për ta bllokuar Kuvendin. Dështuar përpjekjet për destruktivitet nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe asgjë nuk u arrit përveç që u zvarrit miratimi i rendit të ditës. U harxhuan dy ditë me propozime të palogjikshme megjithatë në fund rendi i ditës u miratua dhe Kuvendi vazhdon me punë. Me zvarritje nuk fiton askush. Humbin qytetarët dje shteti”, u shpreh Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha bllokimi në Kuvend do të vazhdon.

“Vazhdojmë. Do të shkojmë deri në fund. Ne duhet patjetër si parti shtet formuese dhe parti e popullit të rrimë pas interesave të qytetarëve, maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, vllehve, serbëve, të gjithë atyre që janë kundër atyre të cilët për ta fshehur krimin e tyre krijojmë ndarje”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Reagimet gjatë ditës se djeshme ishin për, siç deklaruan deputetet e VMRO-DPMNE-së, shkelje të Rregullores nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, mosrespektimin të kohëzgjatjes së fjalimit, etj. Xhaferi vendosi në votim rendin e ditës pa e lexuar atë, siç ka qenë praktikë e deritanishme./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button