The Forbes: Mesi më i paguar se Kristiano Ronaldo

Sipas revistës amerikane “The Forbes”, mesfushori argjentinas Lionel Mesi i prin listës së atletëve më të paguar në botë për vitin 2022. Argjentinasi merr hiç më pak sesa 130 milionë dollarë në vit, ndërsa pas tij rreshtohen: LeBron Xhejms me 121 milionë dollarë dhe Kristiano Ronaldo me 115 milionë dollarë.

Top 5-shja e më të paguarve mbyllet me Nejmar Xhunior dhe Stefon Kerri, që arkëtojnë 95 milionë euro përkatësisht 92 milionë.

Kevin Durat është në vendin e 6-të me 92.1 mln dollar, para tenistit zviceran Roxher Federer me 90.7 mln dollar. Në vendin e 8-të është boskieri meksikan Kanello Alvarez me 90 mln euro, para tom Brejdit me 83.9 mln dollarë, ndërsa basketbollisti i Milluokit, Xhianis Antetounmpo mbyll Top 10-shin, me të ardhura në vlerë prej 80.9 mln dollar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button