Bllokimi i Kuvendit, shumë ligje në pritje

Adrian Kerimi

Kuvendi më 9 dhjetor ka thirrur seancë plenare për të miratuar shumicën e ligjeve të mbetura në procedurë prej muajsh. Në seancën e 54 të Kuvendit pritet ratifikimi i 9 marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Turqinë, Francën, Shqipërinë dhe marrëveshja për tregti të lirë. Ndërkohë në lexim të dytë do të gjenden ligjet e propozuara nga Ministria e Brendshme e që kanë të bëjnë kryesisht me harmonizime.


Ligji për Ndjekjen e Komunikimeve, leximi i dytë
Ligji për të Huajt, leximi i dytë
Ligji për Policinë, leximi i dytë

Në pakon e ligjeve të propozuara nga dikasteri i Brendshëm janë edhe ligjet me flamurin e BE-së, ndryshime dhe plotësime të cilat propozohen me qëllim harmonizimin digjital të procedurave ligjore.


Ligji për Shtetësi
Ligji për Letërnjoftimet
Ligji për Paraqitjen e Vendbanimit
Ligji për Dokumentet e Udhëtimit
Ligji për Emrin Personal

Nga pako e ligjeve ekonomike, në seancë plenare do të gjendet ligji për letrat me vlerës, lirimi nga tatimi dhe rialokimi i fondeve si dhe buxheti për vitin 2022. Nuk ka ligje të pa proceduara ose të mbetura në procedurë nga sfera e shëndetësisë, punës dhe politikës sociale, kulturës dhe transportit. Ndërkohë mbeten të pa proceduara kërkesat e opozitës për dorëheqjet e paralajmëruara nga ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë si dhe kërkesa për formimin e komisionit anketues për spitalin modular të Tetovës. Më 9 dhjetor skadon edhe gjendja e krizës. Për vazhdimin e saj Kuvendi duhet ta plotësojë seancën e 54 ose të thërrasë seancë të re, për shkak se vazhdimi i saj është i domosdoshëm derisa sa kriza energjetike është në fuqi. Deri sot nuk është caktuar as seanca për pyetje deputetësh për muajin nëntor, ndërsa nga Kuvendi thonë se në momentin që do të caktohet seanca do të njoftohet opinioni. Nga fillimi i muajit gusht, Kuvendi pothuajse ka qenë jo funksional për shkak të pushimit dhe fushatës së zgjedhjeve lokale.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button