Bllokimi i rrugëve shkakton revoltë tek qytetarët

Bllokimi i rrugëve shkakton revoltë tek qytetarët

Gazetare: Evi Shkopi

Bllokimi i rrugëve nga autobusët edhe sot ka shkaktuar revoltë në mesin e qytetarëve të cilët për të shkuar në punë ishin të detyruar të bëjnë rrugën në këmbë. Ata thonë se e kuptojnë hallin e transportuesve, por bllokimin e rrugëve nuk e shohim si mënyrën më të mirë për zgjidhjen e problemit pasi nga përplasje mes tyre dhe qytetit të Shkupit, janë qytetarët që pësojnë më së shumti.

“Stacionet janë bosh, por rrugët janë plot. Jo me vetura, por me qytetarë, të cilët duke mos pasur autobusë për të qarkulluar nga një destinacion në tjetrin, janë vendosur që të lëvizin në këmbë, duke mos pasur zgjidhje tjetër. Ata shprehen të revoltuar, sepse shumë herë nuk arrijnë të përfundojnë punët e përditshmërisë në kohë. Kjo ka shkaktuar një kaos të vërtet në kryeqytet dhe revoltë tek banorët.”

“E vështirë, Të ju them të drejtën unë e kuptoj revoltën e tyre, megjithatë mendoj se kjo nuk është mënyra. Sidoqoftë bëhet fjalë për borxh, ndërsa e pësojmë të gjithë ne. Unë arrij, por dal shumë më herët nga shtëpia, parkoj shumë larg nga puna. ”

“Që një orë e gjysmë deri sa arrita tek banka. Mezi po shkoj tek shtëpia. Nuk e di se çfarë bëjnë këta. Si s’më mundon, jam 90 vjeç.”

“Dal shumë më herët nga shtëpia. Nuk më ka ndodhur të vonohem, sepse e planifikoj mirë kohën.”

“Prej në Bit Pazar e këndej njerëzit shkojnë në këmbë. Po ja desha të blej më shumë, nuk mora, sepse duhet t’i mbaj. Kam fëmijë, por fëmija nuk shkon në shkollë. Sepse për të ardhur nga fshati duhet të vijnë me dy autobusë, nuk ka kohë.”

“Sigurisht, çdo qytetarë e ka të vështirë sot. Nuk kalon një muaj pa pasur ndonjë grevë. Absolutisht që jam i revoltuar. Revolta dëgjohet edhe tek fqinjët, të punësuarit dhe pensionistë. ”

“Të vështirë e kam, por çfarë të bëj?”

“E shikon se si po ec. Sa të vështirë e kam? Në shkallë, apo si? 10 e gjysmë. Po po arrijmë, por dalim dy orë më herët.” /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button