Boçvarski në Sofje, do të nënshkruaj memorandum për Korridorin hekurudhor 8

Ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski sot do të qëndroj për vizitë punë në Sofje ku do të nënshkruhet memorandum trepalësh mes Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë, për Korridorin hekurudhor 8.

Qëllimi i memorandumit është që të konfirmoj gatishmërinë e të tria palëve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus të projekteve të cilat janë të rëndësisë së madhe për rajonin. Gjithashtu, me memorandumin do të konfirmohet gatishmëria e vendeve nënshkruese për zbatimin e masave për transport të shpejtë të mallrave në vendkalimet kufitare.

LEXO EDHE:

Back to top button