Bojaxhieva: Në ekonominë e tregut nuk ka marrëveshje xhentëlmenë

Bojaxhieva: Në ekonominë e tregut nuk ka marrëveshje xhentëlmenë

Profesoresha Daniella Bojaxhieva nga Universiteti Shën Kirilli dhe Metodi e ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtoi vërejtje për të ashtuquajturën marrëveshje xhentëlmenë të cilën pushteti e ka arritur me kompanitë, dhe përmes së cilës është paraparë që kompanitë që do të fitojnë energji të subvencionuar, t’i ulin çmimet e ushqimeve bazë. Marrëveshje kjo e cila nuk u respektua nga prodhuesit, shkruan Alsat.

“Në ekonominë e tregut nuk ekziston marrëveshje xhentëlmenë. Në rast se e miratojmë një masë, që të subvencionojmë energjinë elektrike për prodhuesit, duhet të theksojmë cilët prodhues, sa kohë do të zgjasë ky lloj subvencionimi, cila do të jetë shuma, sipas cilit kriter do të ndahet. Unë nuk kam informata për këtë çështje, por nuk ka as opinioni”, tha profesoresha Bojaxhieva. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button