Bojkoti, maturantët ankohen për kërcënime

Maturantët denoncojnë kërcënimet dhe pengesat e ndryshme të cilat siç thonë ua janë bërë me qëllim që të heqin dorë nga bojkoti i nisur bashkë me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës. Maturantët thonë se pengesat për realizimin e bojkotit janë dirigjuar nga Ministria e Arsimit dhe drejtorët e shkollave. Ata thonë se ndërprerja e bojkotit është e përkohshme. Nëse nuk pranohen kërkesat nga java e ardhshme do të protestohet në rrugë.

 Është e vërtetë qe kemi marr lloj-lloj presione, mesazhe dhe telefonata nga zyrtarë shkollor. Nga frika e fjalëve të të punësuarve në shkollat e mesme se do humbet viti shkollor e do te kompensohen orët e humbura , nxënësit filluan të kyqen në orët mësimore dhe bojkoti dukshëm filloi të humbet. Ka pas rrallë raste kur profesorët dhe drejtorët na kanë dhënë përkrahje, por në të shumtën e rasteve kanë marrë mesazhe që të kyqen në orë se do të përsërisin vitin- tha Hamza Nuhiu, maturant.

Unioni  i Nxënësve të Shkollave të mesme, ditë më parë kërkesat, ndër të cilat ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Mesëm i dërgoi edhe në Kuvend. Përfaqësues të Unionit sot u takuan me deputetë të VMRO-së, ndërsa paraprakisht morën mbështetjen edhe të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Janë kërkesa që nuk i takojnë asnjërës palë por janë kërkesa legjitime të nxënësve dhe në asnjë mënyrë këto kërkesa nuk janë të politizuara e as të partizuara. Pra, ju takojnë nxënësve dhe ne jemi gati për një qasje inkluzive me të gjitha palët që të diskutojmë vetëm me qëllimin e vetëm që të arrijmë ndonjë kompromis dhe të arrijmë nji marrëveshje mes unionit dhe ministres së arsimit- pohoi: Blendi Hodai, kryetar I UNSHM-së.

Do të provojmë ti shfrytëzojmë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion që ta aktualizojmë këtë temë dhe tu ndihmojmë shkollarëve të mesëm sepse po e shohim që ministrja vazhdon të sillet si autokrate dhe kjo është vetëm në dëm të gjithë nxënësve, në këtë rast edhe të maturantëve- deklaroi Igor Zdravkovski, VMRO-DPMNE.

Nga UNSHM-ja përsëriten se do marrin pjesë në provimin shtetëror, por, me kusht që të jenë vetëm dy lëndë. Lënda e parë të jetë gjuhë amtare, lënda e dytë të jetë zgjedhore dhe një projekt. Nga ana tjetër edhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk lëshon pe kur bëhet fjalë për maturën shtetërore. Ajo ka apeluar maturantët të kthehen në mësim pasi sipas Carovskës, bojkoti është i pajustifikuar dhe çdo orë e humbur sipas Ligjit duhet të kompensohet.

Melihate Rustemi          

LEXO EDHE:

Back to top button