“Boki 13” përfundon në spital

“Boki 13” përfundon në spital

Avokatët e Bojan Jovanovskit “Boki 13” njoftojnë se klienti i tyre është shtrirë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, për shkak se  ndaj tij do të kryhet një intervenim kirurgjikal, do t’i hiqet lukthi.

Avokatët me këtë rast bëjnë të ditur se në Gjykatën Themelore Penale tashmë është paraqitur një kërkesë e re për pezullimin e vuajtjes së dënimit me burg.

“E gjithë kjo situatë dhe operacioni mund të shmangej nëse autoritetet që vendosën për kërkesat e ndërprerjes së burgut do të kishin respektuar rekomandimet e mjekëve specialistë, sepse në kushte burgu nuk ka mundësi të trajtohet sëmundja e Jovanovskit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ekipit mbrojtës të Boki 13.

LEXO EDHE:

Back to top button