Boksieri i pamposhtur, kërkon duel me Tajson Fjurin

Boksieri britanik Xho Xhojs (14 fitore e 0 humbje), i ka kërkuar Tajson Fjurit të duelojnë së bashku, ose në të kundërtën të nxjerrë vakant titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria ËBC). Fjuri (32 fitore e 1 barazim), deklaroi se nuk do të duelojë më, por e ardhmja është ende e paqartë.

“Kjo do të ishte një sfidë e madhe, pasi jemi të dy të pamposhtur. Tajsoni nuk mund të mbajë peng titullin kampion. Për mua është një mundësi e artë të dueloj me Fjurin. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë jam gati të dueloj më këdo, pasi tani jam sfidanti numër 1 i këtij Divizioni”, tha 36-vjeçari Xhojs.

 

 

“Është thjesht çështje kohe para se unë të bëhem kampion bote në peshën e rëndë. Kam kaluar shumë pengesa në karrierën time, shumë devijime, por eci përpara dhe do të arrij te titulli. Gjithsesi, do të doja të dueloja me Fjurin para se të tërhiqej. Nëse nuk dëshiron, atëherë të heqë dorë nga titulli dhe të më japë mundësi të dueloj”, tha Xhojs.

LEXO EDHE:

Back to top button