“Bologna fatale”, nxeh diskutimin mes drejtuesve dhe trajnerit të Interit?

Tek Interi kanë filluar ta quajnë “Bologna fatale”, shkruan “Gazzetta dello Sport”, duke theksuar humbjen e zikaltërve në “Dall’Ara” për të dytin vit radhazi.
Skuadra është e zymtë, 18 pikë larg nga Napoli, pavarësisht se ka një grup të rendit më të lartë për kampionatin italian. Nesër, sipas gazetës, është planifikuar një takim kokë më kokë mes drejtuesve dhe stafit në “Appiano Gentile”.
Padyshim që Inzagi nuk rrezikohet nga shkarkimi, por do të jetë një përballje më e nxehtë se zakonisht. Kampionati, me kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, jo i dukshëm duke pasur parasysh renditjen, do të vendosë të ardhmen e trajnerit.
Qëllimi është vendi i dytë, sepse Kupa e Italisë nuk mjafton, është vetëm një garniturë, raporton “Gazzetta Dello Sport”.