Bonuçi: Bëm shumë gabime, Barcelona nuk fal

Leonardo Bonuçi, mbrojtësi i Juventusit, pas humbjes e Juventusit ndaj Barcelonës në Torino, beson se është nxjerr një mësim dhe se rruga është e gjatë deri në fund të sezonit.

Është koha të shtrëngojmë dhëmbët, të krijojmë një grup, të nxjerrim më të mirën. Arrijmë nga rezultate që nuk janë në lartësinë tonë. Sonte e dinim se do të ishte e vështirë. Kishte mungesa si nga ata, ashtu edhe nga ne, por bëmë shumë gabime dhe Barcelona nuk fal. Duhet të qëndrojmë kompakt, rruga është e gjatë. Mund të kishim bërë diçka më shumë, duke filluar me veten, megjithëse duke luftuar nxjerr diçka më shumë. Natyrisht, ka mungesë të përvojës në nivelin Evropian te lojtarët që kanë ardhur. Na mungojnë lojtarë që janë shumë të rëndësishëm për grupin tonë. Ne po luajmë çdo tre ditë, lodhja ka filluar të ndihet, tha mes tjerash Bonuçi për Sky Sport.

LEXO EDHE:

Back to top button