Këto artistë do të konkurrojnë me njëri tjetrin për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.

Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.

 

Lista e plotë

  • Peng- Devis Xherahu
  • Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
  • Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
  • E morën botën- Franc Koruni
  • Pendesë- Inis Neziri
  • Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
  • Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
  • Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
  • Tjerr- Evi Reçi
  • Vashëzo- Rosela Gjylbegu
  • Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
  • Do t’ja dal- Klinti Çollaku
  • Karma- Anxhela Peristeri
  • Si ajo- Ëendi Mancaku
  • Ty- Fatos Shabani
  • Vajzë- Florent Abrashi
  • Njësoj- Enxhi Nasufi
  • Ajo vajza- Kamela Islamaj
  • Zjarri im- Era Rusi
  • Jo- Erikson Lloshi
  • Më mbron- Xhesika Polo
  • Ora e jetës- Manjola Nallbani
  • E lirë- Giliola Haveriku
  • Nënë- Viktor Tahiraj
  • Vendi im- Agim Poshka
  • Meteor- Stefan Marena

LEXO EDHE:

Back to top button