Bora mbulon Suharekën, komuna angazhon ekipet për t’i pastruar rrugët

Bora mbulon Suharekën, komuna angazhon ekipet për t’i pastruar rrugët

Dy javë pasi që kemi hyrë në sezonin veror, reshje të dendura bore janë kthyer në Kosovë.

Në shumë pjesë të vendit tashmë bora ka mbuluar territorin.

Ndërkaq, në komunë e Suharekës, bora tashmë ka nisur të paraqes edhe vështirësi qarkullimi në komunikacion.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se tanimë janë aktivizuar kapacitetet në dispozicion për pastrimin e rrugëve në Budakovë dhe fshatra të tjera.

“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bora të pastrohet nga rrugët në Budakovë dhe fshatrat tjera”, ka shkruar Muharremaj. /GazetaExpress

LEXO EDHE:

Back to top button