Borë në Prilep dhe Strazhë, njihuni me gjendjen e rrugëve në vend

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të dëborës me intensitet të vogël ka në Prilep dhe në Strazhë, transmeton Alsat.

Lidhja Auto Motot e Maqedonisë njofton se ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, ndërsa për makinat dhe autobusët rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.

Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka ka mundësi për shembje gurësh, andaj nga LAMM apelojnë për kujdes gjatë vozitjes dhe adaptim të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektimi e sinjalistikës rrugore, sidomos nëpër lugina ku ka edhe paraqitje të mjegullës. Kjo sidomos në rrugën Katllanov-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçanë-Dellçevë.

LAMM njofton gjithashtu se kahja rrugore P2332 Ohër-Resnje, nga Parku Nacional i Galiçicës është i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve nga 15.11.2020 deri 01.04.2021.

 

LEXO EDHE:

Back to top button