Borell: S’ka BE të sigurt pa Ballkan paqësor

Borell: S’ka BE të sigurt pa Ballkan paqësor

Bashkimi Evropian ka mbajtur sot një takim ku është diskutuar për Planin e Veprimit për Kontrollin e Armëve. Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, ka folur rreth tragjedisë që ndodhi në Serbi më 3 maj, ku u vranë 10 persona nga një 14-vjeçar në një shkollë. Borrell tha se rreziku që vjen nga këto armë nuk është vetëm një teori.

I pari i diplomacisë evropiane foli edhe rreth rëndësisë së angazhimit të BE-së për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të luftojë kundër dhunës dhe trafikimit të armëve.

“Shpesh herë, BE-ja ka tërhequr vëmendjen për faktin se sasi të mëdha armësh të paligjshme që gjejnë rrugën e tyre në tregun evropian, e kanë origjinën pikërisht nga rajoni i Ballkanit, me rrjete të krimit të organizuar nga këto vende që janë aktive në BE. Të gjithë e dimë se ky aktivitet është një rrezik i madh për paqen dhe stabilitetin tonë. Është një kërcënim i shumëfishtë dhe rrit rrezikun e sulmeve terroriste gjithashtu”, deklaroi Zhozef Borell, Përfaqësues i BE-së për Politikë të Jashtme. /Alsast.mk

LEXO EDHE:

Back to top button