Borell: Të shmangim ndërhyrjen ruse në Ballkan
Borell: Të shmangim ndërhyrjen ruse në Ballkan

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se duhet të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi në takimin e ministrave të Jashtëm të G7 në Munster të Gjermanisë. Ai ka kërkuar që të rritet qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga stabiliteti politik dhe qëndrueshmëria ndaj dezinformatave, sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride. Po ashtu, Borell ka thënë se duhet të punohet me shtetet e Ballkanit Perëndimor për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ndërtuar pajtimin mes tyre.
“Unë vij nga Berlini dhe atje kemi diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti dhe tjetra është pajtimi. Duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Ne, nuk duhet t’i japim asnjë justifikim Rusisë që të ndërhyjë në jetën politike dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor, sepse e ardhmja e tij është e ankoruar në Bashkimin Evropian”, tha Zhozef Borell, Përfaqësues i lartë i BE-së. Alsat.mk